KULTURË

“Tri Dashuritë e Jorit” vjen në prozë nga Marigona Ramadani

„Tri Dashuritë e Jorit“ e autorës Marigona Ramadani është proza më e re që i‘u shtua raftave të Biblotekës Kombëtare në Prishtinë njëkohësisht dhe gjithë biblotekave tjera në tërë territorin e Kosovës.

Marigona Ramadani është nga Komuna e Drenasit, e diplomuar si gazetare ndërsa jeton dhe bashkëvepron në Vienë të Austrisë. Përpos gazetare ajo njihet edhe si poete ku biblioteka e saj është e pasuruar nga dy libra: “Kush do të bëhet yll” dhe “Shiut i duhet dashuria”, kështu që lexuesit e saj e kanë vlerësuar si vajzë e pendës dhe poezisë. Lexuesit e saj të etur kanë bërë që kjo autore të vjen me librin e radhës i cili u emërtua nga ajo si “Tri dashuritë e Jorit” ku këtu është një botë mikse e shkruar, ku realiteti dhe fiktiva bëhen bashkë. Ky libër është i shkruar në prozë ku është e para tek autorja, dhe e treta më radhë tek talentja drenicase.

-Cilat janë veçoritë që e karakterizojnë „Tri Dashuritë e Jorit“? -Kush është Jori? -Ideja për „Tri dashurit e Jorit“, cka nënkupton realisht ? -Pse pikërisht ky personazh publik ( Prof.Milazim Krasniqi) ? -Sa është e veshtirë realizimi i punës jashtë vendit? -„Tri Dashuritë e Jorit“ realisht është prozë me tregime që në vete ngërthen shumë gjëra, që nga rrafshi filozofik gjerë tek apstraktja. Sa i përket veçorive të këtij libri autorja thekson se nuk është edhe aq e lehtë me vlerësu punen tande, vargun tand që e shkrun nga ajo e brendshmja që të vjen, d.m.th nga spontaniteti sepse çdo varg, çdo fjalë e shkruar rrjedh nga natyra e saj, nga rëndësia dhe frymëzimi i saj. Ndër të tjera Marigona e cek se „Tri Dashuritë e Jorit“ është një përzierje e realiteti me fantazinë, të bukurës dhe shëmtuarës,dashurisë dhe urrejtjes. D.m.th bota fiktive bashkohet me atë realen e kështu duke nxjerrur librin për të pasuruar raftet e bibliotekes dhe mendjen e lexuesve.

-Jori është personazhi kryesor, është emër ilir që nënkupton bujarinë, krijimin dhe temperamentin. Është një emër i rrallë tek ne shqiptarët por që për temën e prozës së Marigones ka qenë adekuati dhe iu ka reflektu edhe përshtat shumë tek ideja e shfaqjes së librit. Jori është një personazh që kur ai vjen në jetë, në familje sjell bekimin, gëzimin, lumturinë dhe fatin por kur ai fillon të marr shtat dhe të hyj në moshën e pjekurisë zemra e tij “lëndohet” nga dashuria por ai prapë se prapë këmbëngul në synimet e tij. Si personazh kryesor i vargjeve të shkruara ai cilësohet se është i sinqertë, i vendosur, kokëfortë,i pandalshëm e i palodhur, këmbëngulës, i paetur, durimtar e triumfues për atë që don me pas afër vetës si sukses personal.

“Tri Dashuritë e Jorit“ është librit i tretë i autores dhe njëkohësisht i pari në prozë. E veçanta e këtij libri është se shkruhet dhe bëhet fjalë për një personalitet publik i cili në skenë qëndron tash e ca dekada. Bëhet fjalë për Shkrimtarin, Poetin, Gazetarin dhe Profesorin Milazim Krasniqi, për të cilin autorja jep kritiken ndaj poezisë së tij si dhe duke dhënë lavdërata në fushën e prozës e romaneve.

-Ideja për „Tri Dashuritë e Jorit „ ka qenë e thjeshtë, është paraqitur në një kontekst jeta në tri etapa: Kur lindim dhe gëzimet që ofrojmë tek të tjerët, ndjesinë ndryshe si një fëmijë. Etapa e dytë: Kur jemi të rinj dhe lozonjar nga dashuria por që kemi dhe ëndërra adoloshente, një botë rinore.Dhe periudha tjetër është vdekja që na vjen në forma të ndryshme, natyrshme por që tek historia e Jorit përcjellet me shpresë dhe guxim.

-Profesori Milazim Krasniqi është njëri nga personat që autorja si fëmijë ka ndjerë respekt, dashuri dhe ajo me mallengjim tregon se si ishte mbrëmja apo pasditja tek familja e saj në dhomen e ndejës. Sipas saj, familja dhe ajo nuk kishte lënë natë pa ndjekur e shikuar televizorin dhe duke u lutur në brendësi që në ekran të shfaqej shkrimtari, poeti, gazetari, analisti dhe ligjëruesi në Universitetin e Prishtines Milazim Krasniqi.

Ky personazh i shumë respektuar dhe i dashur nga autorja dhe familja e saj, ka bërë që vargjet e shkruara të marrin frymë dhe të jetësohen tek fleta e bardhë që tashmë kanë gjetur vend në raftet e Bibliotekave. Nga kjo dëshirë dhe respekt autorja ka ndjekur studimet në Universitetin e Prishtines, fakultetin e Filologjisë, dega Gazetari. Kështu që kjo kishte fat duke qenë studentja e Profesorit me lëndë të ndryshme. Dhe të gjitha këto nga pak kanë bërë që të lind dhe zhvillohet “Tri Dashuritë e Jorit” dhe të bëhet një vepër që do mbes gjatë në rafte.

Leave a Reply

Your email address will not be published.