SPORT

Trepça fiton pas dy vazhdimeve ndaj Ponte Prizrenit

Trepça ka shënuar fitore ndaj Ponte Prizrenit me shifrat 116:114 (23:31, 28:22, 24:17, 14:19, 9:9, 18:16), në kuadër të javës së 21-të të FIVE STAR Superligës së Kosovës në basketboll, ku fituesi u vendos pas dy vazhdimeve.

Mysafirët e nisën ndeshjen më mirë, duke e fituar çerekun e parë 23:31. Por, kundërpërgjigja e vendasve nuk vonoi shumë dhe me të njëjtën monedhë iu revanshua në periudhën e dytë, 28:22, derisa skuadrat shkuan në pushim me shifrat 51:53.

Lojë e barabartë u zhvillua në periudhën e tretë deri në dy minutat e fundit të kësaj pjese, ku Trepça arrin epërsi prej pesë pikëve, ndërsa rezultati në semafor pas 30 minutash ishte 75:70.

Mitrovicasit arritën epërsinë më të lartë 81:72, por Prizreni nuk u dorëzua dhe me një seri të suksesshme kalon në epërsi 81:82. Deri në çastet e fundit të 10 minutave të fundit u zhvillua përballje dramatike, por pa fitues 89:89 dhe ndeshja shkon në vazhdime.

Drama në ‘Minatori’ vazhdoi edhe në vazhdime, por sërish pa fitues. Dy skuadrat shënuan nga nëntë pikë. Lojë interesante u zhvillua edhe në vazhdimin e dytë, por loja e mirë e Ivan Koljeviq ndihmoi Trepçën të shënojë fitore shumë të rëndësishme me shifrat 116:114.

REZULTATI FINAL KB TREPÇA VS PONTE PRIZRENI #trepcanabashkon #torcida1984 #mitrovica

Posted by KB Trepça on Saturday, 27 Shkurt 2021