SPORT

Trepça ’89 përfundon në barazh, Drenica shpëton në frymën e fundit

Trepça ’89 ka fituar pikët e fundit për këtë sezon të Ipko Superligës së Kosovës, duke e mposhtur Kek-un me rezultat 3-0, por që nuk i ka ikur barazhit.

Golin e parë për skuadrën nga Mitrovica e ka shënuar Hasan Hyseni në minutën e 7-të, duke krijuar më pas një dominim total në ndeshje.

Lassine Traore (22’) e dyfishoi epërsinë për Trepçën ’89, ndërsa tetë minuta më vonë Betra Herman (30’) e mbylli çështje e fituesit në Mitrovicë.

Trepça ’89 me këtë fitore nuk ka mundur t’i ikën barazhit duke përfunduar në vendin e nëntë me 42 pikë, ndërsa Kek-u tashmë ka rënë në Ligën e Parë.

Nga ana tjetër, Drenica ka arritur ta mposht Lirinë në Prizren me rezultat të pastër 1-3.

Drenicasit ishin të parët që kaluan të parët në epërsi, duke shënuar me anë të Osman Meziut në minutën e 9-të.

Por, Liria u tregua mjaftë e vëmendshme në pjesën e parë, duke i barazuar shifrat (1-1) me golin e realizuar nga Diellor Beseni (35’).

Pjesa e dytë ishte e tëra e Drenicë, ndërsa Armend Abazi arriti t’i realizonte të dy golat e fitores. Golin e epërsisë Abazi e shënoi në minutën e 55-të ndërsa i dyti u shënua në të 67-në.

Drenica arriti ta mbylli sezonin në Ipko Superligën e Kosovës në vendin e shtatë me 43 pikë, ndërsa Liria (28 pikë) si Kek-u, nga sezoni i ri do të luajnë në Ligën e Parë. 

//graizoah.com/afu.php?zoneid=3473483