SPORT

Trepça ’89 i beson “timonin” ish-kapitenit dhe ndihmëstrajnerit

Trepça ’89 ka vendosur për trajnerin e ri për sezonin 2019/20.

Ushtruesit të detyrës së trajnerit Shpëtim Idrizit, i është besuar ‘timoni’ i mitrovicasve.

Ish-kapiteni i 89-t, do të udhëheqë skuadrën së bashku me ndihmësin e tij Besart Cecelia, raporton “Sporti në KTV”.

Skuadra nga Mitrovica, që ka nisur përgatitjet tash e disa kohë në ekipin e parë ka kryesisht lojtarë të rinj pas largimeve të shumta nga klubi.

Trepça ’89 së shpejti pritet ta zyrtarizojë Idrizin në krye të skuadrës.

Leave a Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.