Kosova

Treni në Zvicër godet për vdekje 29 vjeçarin nga Kosova

Në natën në mes të shtunës dhe të dielës, rreth orës 23.45, ka ndodhur një aksident i rëndë pune në linjën hekurudhore Basel-Delemont.

Një punëtor 29 vjeçar ka pësuar lëndime vdekjeprurëse në këtë aksident, njofton telebasel.ch.

Albinfo.ch merr vesh ndërkohë se viktima është një shqiptar nga Kosova, gjegjësisht nga Komuna e Gjakovës, me inicialet M.D.

Aksidenti ka ndodhur në një kantier ndërtimi në afërsi të stacionit hekurudhor në Zwingen, Kantoni Baselland, ka bërë të ditur Policia Kantonale e Basellandit të hënën.

Punëtori i ndërtimtarisë që vinte nga një firmë e tretë (jashtë hekurudhave) është goditur nga treni IC që po lëvizte nga Delemonti në drejtim të Bazelit.

Ende nuk bëhen të ditura rrethanat e ndodhjes së aksidentit. Rrjedha e tij po hetohet nga policia dhe nga prokuroria.

Ndërkaq punimet ndërtimore në hekurudhë janë ndërprerë menjëherë pas aksidentit, ka thënë për mediat një zëdhënës i SBB-së.

Shfaq më shumë

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.

//dopansearor.com/4/3473483