Kronika e zezë

Treni godet një veturë në Klinë – lëndohet një person

Një aksident trafiku ka ndodhur sot në fshatin Krushevë të Klinës, mes treni dhe një veture.

Zëdhënësi Policisë së Kosovës për Rajonin e Pejës, Fadil Gashi, deklaroi për Telegrafin se në aksident është lënduar një person.

“Rreth orës 12:35 kemi pranuar informatën për një aksident trafiku mes treni dhe një veture. Një person është lënduar, fillimisht është dërguar në Qendrën e Mjekësisë Familjare në Klinë, pastaj në Spitalin Rajonal të Pejës”, tha ai.

Gashi tha se në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë e hetuesisë së Policisë së Kosovë.

Shfaq më shumë
//oackoubs.com/4/3473483