Video

Trendi i ri, masazh me piton – Do e provonit?

Nju Jorku njihet si vendi i shërbimeve më ekzotike. Me 16 korrik u festua Dita Ndërkombëtare e Gjarprit.

Pikërisht këtë ditë, CBS Nju Jorku u takua me Serpentes, e cili jep masazhe relaksues me gjarpër.

Disa njerëz kanë frikë nga gjarpërinjtë, të tjerë i ngatërrojnë me kafshë shtëpiake. Serpentes është 33 vjeçe dhe ka 25 vite që trajnon gjarpërinjtë, prandaj ofroi këtë shërbim në ShBA për 300 dollarë në 90 minuta.

Në biznesin e saj, ajo shet edhe suvenire të krijuara nga lëkura e gjarprit. . “Çelësi i këtij masazhi është qetësia, sikur edhe në çdo masazh tjetër. Pitonët burmez janë të shoqërueshëm, por e ndjejnë stresin dhe kjo i bën të vështirë” tha një prej kujdestarëve.

Pitonët janë të njohur për shtrëngimin e presë deri në mbytje, por derisa nuk e mbështjellin janë ende të shoqërueshëm.