Show Biz

Trejsi Sejdini është fituesja e kurorës së Miss Universe Albania 2018

Ajo do të jetë përfaqësuesja e Shqipërisë në kompeticionin e bukurisë që do të organizohet në Amerikë.

Nga tre vajzat që mbetën në fund të garës, vendin e dytë e mori Irene Dama, ndërsa e treta u rendit Ajli Hoxhaj.

Nga 20 konkurrentet, vlerësimi i jurisë përcaktoi vajzat finaliste: Irene Dama, Belinda Dragoti, Ajli Hoxhaj, Trejsi Sejdini, Enxhi Hida dhe Anisa Metuku.

Të gjitha kanë punuar për 3 muaj për të arritur në Finalen e Madhe, ndërsa Trejsi Sejdini do nisë përgatitjet për të përfaqësuar Shqipërinë në edicionin e 68-të të Miss Universe.

Çmimet që u fituan nga vajzat e tjera:

Dardana Aliaj – Bursë studimi

Ajo në llogarinë e saj Instagram i shprehi ndjenjat për këtë çmimë ku shkroi:Te kesh dituri dhe te jesh i sjellshem ne ditet e sotme esht bere paksa e veshtire. Por une ndryshe nga shume moshatare te mite i kam keto te dyja dhe keto me bene qe une te marr Cmimin e Edukimit ne UET ne nje nder shkollat me te mira te Tiranes..Ju faleminderit shume per cdo urim, cdo fjale te mire dhe keshille qe me dhate gjate gjithe kesaj kohe. Te rritem e te punoj me ju do te jete gjeja me e mrekullueshme qe me ka ndodhur ne jeten time. Te ngjitesh ne nje skene aq te madhe esht dicka shume e rendesishme dhe njekohesisht emocionuese dhe une emocionet i ktheva ne force per ju , qe me besuat dhe me mbeshtetet qe une te shkelqeja..Do doja te ishte dhe babi pran meje ne ate salle por e di qe ka qene me mua ne cdo moment, bab do tbej krenar gjithmone…Jo gjithmone cmimi i pare esht gjithcka …/Kosova.info/

Xhoi Kaso – Çmimi i produksionit