Rajoni

Tregtia me njerëz ende problematike në Maqedoni, Departamenti i Shtetit: Mungojnë procedurat kundër zyrtarëve

Raporti i Departamentit Amerikan të shtetit vëren se Maqedonia e Veriut ende nuk i plotëson standardet për zhdukjen e tregtisë me njerëz. Edhe përkundër disa përpjekjeve të Qeverisë, vendi vazhdon të mbetet në grupin “Tier 2”.

“Fatkeqësisht edhe këtë vit shteti ka mbetur në Tier 2, grupin e shteteve që nuk i përmbushin mjaftueshëm standardet minimale për eliminimin e tregtisë me njerëz”, u shpreh Maja Varoshlia nga organizata “Porta e Hapur”.

Vitin e kaluar janë identifikuar vetëm 9 viktima të tregstisë me njerëz. Maja Varoshlia mendon se numri është më i madh, por që nuk janë identifikuar.

Në raportin e Departamentit Amerikan të Shtetit theksohet se janë rritur përpjekjet e qeverisë si në hetime, përndjekje dhe gjykim të disa personave që tregtojnë njerëz, megjithatë ka vërejtje.

“Gjykatësit edhe më tej shqiptojnë dënime minimale për tregti me njerëz. Edhe pse ka hetime për përfshirje të pjesëtarëve të policisë në korrupsion dhe tregti me njerëz, ende mungojnë procedurat kundër zyrtarëve shtetërorë”, thotë Raporti I Departamentit Amerikan të Shtetit.

“Kjo është edhe një hallkë tjetër e dobët në veprimin për shuarjen e tregtisë me njerëz. Për fat të keq ka numër të vogël rastesh që proceduohen deri në fund dhe vepra përfundon me dënim të kryerësve të veprës. Kohëve të fundit është punuar në ndryshimin e ligjit dhe dënimet ndaj kryerësve janë zvogëluar andaj edhe është vërejta për proceset gjyqësore”, u shpreh Maja Varoshlia.

Raporti i departamentit gjithashtu vëren se Qeveria tashmë për të katërtin vit me radhë nuk u ndan grante shoqatave joqeveritare që luftojnë tregtinë me njerëz.

Viktima janë qytetarë të Maqedonisë por edhe të huaj, shkruhet në raport. Shumica janë gra dhe vajza që abuzohen seksualisht dhe punë të detyruar, kryesisht në restorante, bare dhe klube nate.

Leave a Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.