Rajoni

Tre të infektuar dhe një i vdekur nga COVID-19 në Kroaci

Gjatë 24 orëve të fundit në Kroaci janë konfirmuar tre raste të reja me COVID-19, sëmundja që shkaktohet nga koronavirusi i ri.

Numri i përgjithshëm i të infektuarve në këtë vend ka arritur në 2.337.

Prej tyre, 1.978 pacientë janë shëruar.

Autoritetet shëndetësore njoftuan edhe për një rast të vdekjes nga sëmundja, duke e çuar numrin e viktimave në 97.

Kroacia, duke filluar nga mesi i javës tjetër do të bëj më shumë lehtësime në masat e izolimit.

Nga 27 maji, është planifikuar që në ambiente të mbyllura të lejohen tubimet e 100 personave, ndërkaq në ato të hapura deri në 300.

Leave a Reply

Your email address will not be published.