Kombëtare

Tre të arrestuar pas një përleshjeje në Prishtinë

Tre persona janë arrestuar e dy të tjerë janë dërguar për trajtim mjekësor pas një rrahje që ka ndodhur sot në rrugën “Bill Klinton” në Prishtinë.

Zëdhënësi i Policisë, Daut Hoxhaj, i ka thënë Kohës se përleshja ka ardhur si pasojë e një mosmarrëveshjeje.

“Sot rreth orës 17:10 Policia ka pranuar një informatë për një ‘Rrahje në Progres’ që ishte duke ndodhur në Rr.Bill Klinton në Prishtinë. Njësit Policore shumë shpejt iu kanë përgjigjur informatës dhe më të arritur në lokacion, kanë hasur në dy persona të lënduar të moshave 29 vjeçare dhe 42 vjeçare të cilët edhe kanë pranuar tretman mjekësor në QKUK. Sipas tyre pas një mosmarrëveshje të njëjtit janë sulmuar nga disa persona të dyshuar. Njësitë relevante e PK-së gjatë intervenimit kanë ndaluar tre persona të dyshuar të moshës 22, 22 dhe 26 vjeçar. Të njëjtit janë shoqëruar për në Polici për intervistim. Rasti është në proces të hetimit dhe pas sqarimit të rrethanave të plota të gjitha veprimet tjera do të ndërmerren në konsultim me prokurorin kompetent”, ka thënë Hoxhaj.

Leave a Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.