Kronika e zezë

Tre persona sulmojnë zyrtarët policorë në Skenderaj

Tre të dyshuar kanë sulmuar disa zyrtarë policor në Komunën e Skenderajt gjatë së shtunës.

Policia e Kosovës njofton se rasti ka ndodhur rreth orës 1:30, ku policia ka hasur në disa persona pa maska anti-covid-19, të cilët kanë refuzuar t’i respektojnë urdhrat e zyrtarëve.

Gjatë arrestimit, të dyshuarit kanë sulmuar fizikisht zyrtarët policorë duke u shkaktuar lëndime. Policët kanë marrë trajtimin mjekësor ndërsa dy nga tre të dyshuarit janë dërguar në mbajtje për 48 orë.