Kombëtare

Tre persona në Malishevë arrestohen për “vjedhje të rëndë”

Policia Rajonale e Gjakovës ka njoftuar se ka arrestuar tre persona lidhur me një rast vjedhje të rëndë të ndodhur në një dyqan në rrugën “Ibrahim Mazreku” në Malishevë.

Përmes një komunikate drejtuar mediave, Policia ka bërë të ditur se personat e arrestuar për këtë rast janë: S. K. -49 vjeçar, F. P- 45 vjeçar, K. H. – 34 vjeçar

“Personat e arrestuar dyshohet që në bashkëveprim me forcë kanë depërtuar në brendinë e një dyqani dhe nga aty kanë arritur të kryejnë vjedhjen”, thuhet në komunikatë.

Policia në cilësi të provave materiale ka sekuestruar nga të dyshuarit: një automjet të tipit Passat, para në vlerë 377.76 euro, 50 denarë, 2 shalle të zinj, 2 kapela të zeza, 2 palë dorëza pune, 2 kaçavida dhe 6 mbushje të telefonit.

Leave a Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.