Kosova

Tre mijë faqe material për rastin e Gucatit dhe Haradinajt

Në këtë seancë mbrojtja ka kërkuar 20 korrikun si datë për dorëzimin e dosjes paraprake.

Në seancën e tretë ndaj tyre nuk morën pjesë asnjëri.

Dy krerët e OVL së UÇK-së, Hysni Gucati e Nasim Hardinaj, në seancën  radhës për ecurinë e çështjes u përfaqësuan nga avokatët mbrojtës të tyre.

Këta mbrojtja u përball me prokuroren e ZPS-së e cila fillimisht u shpreh që kanë përmbushur detyrimet në gjetjen e materialeve.

Megjithatë, prokurorja Valeria Bolici shtoi që nuk do të intervistohen të gjithë dëshmitarët, përveç atyre që ka synim ZPS.

E me këto deklarime të Prokurorisë nuk është pajtuar mbrojtja.

Avokati mbrojtës i Nasim Haradinajt ka kundërshtuar qasjen e ZPS në këtë konferencë, duke thënë që kanë qëndrim shpërfillës e qesharak.

Ndërkohë, mbrojtja e Hysni Gucatit ka shpalosur disa kërkesa, ku mes tjerash kanë përmendur edhe anulimin e fluturimit për në Kosovë për shkak të pandemisë.

Qëllimi i kësaj vizitë ka qenë për t’i kryer hetimet e tyre lidhur me çështjen e Hysni Gucatit dhe Nasim Haradinajt.

Nga mbrojtja në këtë konferencë është kërkuar që të hetohet edhe mënyra se si kanë arritur dosjet me dokumentet të Speciales në Zyrat e OVL-së.