OPINION

Tre komponentët minuese

Shkruan: Denur PAÇAKU
Asociacioni i Komunave me shumicë serbe, korrigjimi i kufirit dhe mini-schengeni janë tre komponentët kryesore të viteve të fundit që kanë tentuar seriozisht ta neutralizojnë tërësisht shtetësinë e Kosovës, duke mos i përjashtuar asnjëherë efektet-faktet negative që kanë lënë ato në dëm të Kosovës.

Përgjithësisht, Asociacioni ishte rrugës për ta krijuar shtresën e tretë qeverisëse, që nuk përfillë aspak kushtetutshmërinë e Kosovës, rendin e saj të pavarur e sovran. Në një dialog ku rezolutat e miratuara nga Kuvendi i Kosovës përfilleshin teknikisht e jo përmbajtësish. Njëlloj dhe tani. Kështu, duke tentuar që shtetësia e Republikës së Kosovës të minohet.

Përgjithësisht, diskutimet mbi korrigjimin e kufirit, në asnjë përputhje me të drejtën ndërkombëtare(shih: demilitimin, demarkimin dhe rektifikacionin), kanë vënë në kontestim arsyen e parë që një shtet i ri ta njihte pavarësinë e sovranitetin e Republikës së Kosovës. Meqë, përcaktimi kufitar është hapi parë që e mundëson një të tillë. Ose, aq më konkretisht i mundëson rrugë të besueshme lobimeve për ta kontestuar shtetësinë në arenën ndërkombëtare. Kështu, duke tentuar që përsëri shtetësia e Republikës së Kosovës të minohet.

Përgjithësisht, Mini-Schengeni, revoltë me presupozim, ku rrëzon nga kombinimi taksën apo masën e reciprocitetit kundrejt Serbisë e BiH, në emër të tregtisë së lirë. Në të cilën importi bëhet më galopant e tregu “më interaktiv” pa përmendur shifra. Kështu, duke tentuar që përsëri shtetësia e Republikës së Kosovës të minohet.

Leave a Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.