SPORT

Tre klube të mëdha angleze kërkojnë Strakoshën

Thomas Strakosha po i tregon çdo ditë vlerat e tij me fanellën e Lazios në Itali. Gardiani i kombëtares shqiptare, ka rezultuar deçizivë në shumë ndeshje te bardhekaltërit, duke bërë që shumë skuadra të njohura në evropë të shfaqin interes për të.

Sipas atyre që raportohen së fundmi tre klube të mëdha angleze kanë gati ofertë për të transferuar,Thomain, gjatë merkatos së verës.

Bëhet fjalë për Leicester City-n, Tottenham dhe Everton, të cilët e kanë ndjekur prej një kohe të gjatë portierin kuqezi.

Mirëpo siç duket nuk do ta kenë të lehtë, pasi drejtori sportiv i Lazios, Igili Tare i ka ofruar Strakoshës zgjatjen e kontratës.

Leave a Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.