Bota

Trazira në Indi gjatë vizitës së presidentit Trump

Njëmbëdhjetë njerëz janë vrarë në Nju Delhi gjatë përleshjeve për një ligj të ri mbi shtetësinë indiane.

Trazirat ndodhën gjatë vizitës së parë zyrtare të presidentit amerikan. Donald Trump, në këtë vend.

Kjo është dhuna më vdekjeprurëse në kryeqytetit indian, gjatë dekadave të fundit.

Përleshjet ndodhen në lagjet me shumicë myslimane në Nju Delhi, rreth 18 kilometra nga qendra e kryeqytetit, ku zoti Trump ka qenë duke zhvilluar takime me udhëheqës indianë, diplomatë dhe biznesmenë.

Ligji për shtetësinë – për të cilin kritikët thonë se është anti-mysliman – ka ngjallur protesta masive që kur u miratua vitin e kaluar.

Por, demonstratat në Nju Delhi kanë qenë paqësore deri më tani.

Kur u pyet për dhunën, gjatë një konference shtypi, zoti Trump tha se e kishte ngritur çështjen e lirisë fetare dhe ishte i impresionuar nga përgjigja e qeverisë.

Ligji i ri u ofron shtetësinë indiane emigrantëve jomyslimanë në Afganistan, Pakistan dhe Bangladesh.

Kritikët thonë se ligji i diskriminon myslimanët. Por, sipas qeverisë, protestat janë të panevojshme, pasi ajo po përpiqet t’i ndihmojë minoritetet e persekutuar në vendet fqinje.