Bota

Trajtimi i shpërthimit të koronavirusit/ Britania do hapë spitale të përkohshëm në Londër

Britania do të hapë një spital të përkohshëm javën e ardhshme në qendrën e ekspozitës ExCel në lindje të Londrës, tha të martën ministri i shëndetësisë Matt Hancock, pasi vendi publikoi rritjen e tij të madhe ditore në vdekjet e koronavirusit.  

Spitali fillimisht do të sigurojë deri në 500 shtretër të pajisur me ventilatorë dhe oksigjen, tha qeveria.

Por gjithashtu kapaciteti do të rritet deri në disa mijëra shtretër nëse kërkohet, raporton Reuters.  

Britania ka pasur më shumë se 8,000 raste të koronavirusit dhe 422 vdekjeve, me numrin më të madh të rasteve në Londër, që do të thotë që spitalet në kryeqytet janë nën një presion të veçantë.  

Javën e kaluar një spital në Londër deklaroi një “incident kritik” për shkak të mungesës së shtretërve të kujdesit intensiv të shkaktuar nga rritja e numrit të pacientëve me COVID-19, sëmundja e shkaktuar nga koronavirusi.  

Leave a Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.