SPORT

Trajneri zbulon detajet, stafi i Lakers takohet për herë të parë pas vdekjes së Bryant

Përderisa miliona tifozë po e vuajnë vdekjen e Kobe Bryant dhe tetë personave të tjerë, që mbetur të vdekur pasi helikopteri me të cilin po udhëtonin u rrëzua të dielën, njerëzit e afërm të legjendës së NBA tentuan të mërkurën ta vazhdojnë jetën e tyre, por duke e mbajtur Bryant në kujtimet e tyre.

Stafi i Los Angeles Lakers u takua në palestrën sportive për herë të parë që nga aksidenti tragjik.

Përderisa Bryant ka qenë i pensionuar nga basketbolli që katër vjet, lojtarët e Lakers ende e adhuronin pesë-herë kampionin e NBA dhe trashëgimia e tij e përshkon shtëpinë e tyre, Staples Arena.

Skuadra e Lakers kishte qenë në aeroplan duke u kthyer nga Filadelfia, kur u bë i ditur lajmi për vdekjen e Bryant.

Trajneri i Lakers, Frank Vogel, ka thënë se ai i kishte informuar lojtarët e tij për vdekjen e Bryant – disa veçse e kishin ditur e disa jo – pastaj kishte shkuar në shtëpi dhe e kishte përqafuar familjen e tij.

Të mërkurën, ekipi u bë bashkë sërish.

“Në i bëmë disa gjëra që menduam se do të shërbenin si terapi në të mirë të skuadrës”, tha Vogel. Ai tha se skuadra ushtroi pak gjuajtjet, por se s’ishte stërvitje e vërtetë. Ai donte që lojtarët e tij të ushtronin pak dhe vetëm të ishin pranë njëri-tjetrit.

Ai tha se të gjithë shpenzuan kohë bashkë duke ngrënë drekë si skuadër.

“Ne vuajtëm së bashku. Ne duam ta bëjmë atë krenar, t’i përfaqësojmë vlerat për të cilat ai ngrihej në këmbë”, tha trajneri.

Të mërkurën, edhe e veja e Bryant, Vanessa, e theu heshtjen duke e postuar një mesazh prekës në llogarinë e saj në Instagram, përderisa edhe e ndryshoi fotografinë e profilit në një të Kobe me vajzën 13-vjeçare Gianna, që gjithashtu vdiq në këtë aksident.

Leave a Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.