SPORT

Trajneri i Barçës flet për të ardhmen e Leo Messit

Disa ditë më parë Lionel Messi u përfol për një largim të mundshëm nga Barcelona drejt Interit.

Diçka e tillë u mohua nga vetë argjentinasi, ndërsa ditën e sotme ka folur edhe trajneri Setien, i cili në një intervistë për “TV3”, preku çështjen e Messit dhe të merkatos.

“Idealja është të punosh në një ambient pozitiv edhe pse nuk besoj se do të ndikonte nëse ai qëndron apo jo. Jemi të sigurt që Messi do të vazhdojë të jetë pjesë e Barçës dhe do ta mbyllë karrierën në ‘Camp Nou”, ka thënë Setien.

Merkato – “Nuk jam asnjëherë pro ndonjë revolucioni të madh. Është e vërtetë që duhet të bëjmë ndonjë ndërhyrje, por nuk jam dakord me shumë lëvizje”, tha ndër të tjerash tekniku i Barcës.

Leave a Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.