SPORT

Tragjedia e legjendës së basketbollit, kompania e helikopterit: Kobe Bryant i dinte rreziqet, u tregua neglizhues

“Kobe Bryant dhe vajza e tij Gianna ishin në dijeni të rreziqeve. Çdo dëmtim i shkaktuar nga aksidenti erdhi drejtpërdrejt në tërësi ose pjesërisht nga pakujdesia ose faji i paditësit ose i ndjeri, përfshirë njohjen e rreziqeve në baza vullnetare dhe kjo pakujdesi është një faktor kryesor në dëmet e pretenduara, për të cilat i pandehuri nuk ka përgjegjësi”. Me këto fjalë, përfaqësuesi ligjor i kompanisë së helikopterëve “Island Express” që i mori jetën legjendës së basketbollit, vajzës së tij 13-vjeçare dhe 6 pasagjerë të tjerë, i përgjigjet gruas së lojtarit, Vanessa Bryant, e cila ka paraqitur padinë e kompensimit. Lajmi u publikua nga “TMZ”-ja.

Në dokument, kompania përfshiu, midis arsyeve të ndryshme të incidentit, edhe “Aktin e Zotit”. Neglizhenca e vërtetë do të qëndronte tek pasagjerët që “dinin rreziqet” e fluturimit të helikopterit.

“TMZ” bën komentin e vet mbi dokumentin në mënyrë provokuese: “”Island Express” nuk shpjegon se si një vajzë 13-vjeçare vlerëson rreziqe të tilla dhe, meqë jemi në temë, dikush e di se helikopterët janë aq të rrezikshëm sa pasagjerët që guxojnë të hipin në bord, e bëjnë këtë duke e marrë vetë përsipër rrezikun? Nëse po, atëherë, përse “Island Express” nuk kishte vënë përpara një pankartë paralajmëruese? Dhe është edhe më marrëzi të thuhet se “Island Express” nuk është përgjegjës për aksidentin, sepse ishte një “akt i Zotit”. Epo, mjegulla është padyshim “një akt i Zotit”. Por fluturimi me 290 km/orë nuk është”.

//graizoah.com/afu.php?zoneid=3473483