Bota

Tragjedi, treni shtyp të riun shqiptar në Itali

Një tjetër ngjarje e rëndë ka ndodhur në Itali, aty ku një i ri shqiptar ka humbur jetën në zonën e Castelfiorentino.

Mediat italiane shkruajnë se 20-vjeçari, Marko Kaziu, u aksidentua nga treni i linjës Empoli-Siena ditën e djeshme, ndërsa ndërroi jetë në orët e vona të natës në spitalin e Careggi.

Ngjarja ka ndodhur në kohën kur i riu ka tentuar të kalojë në shinat e trenit, por kjo tentativë rezultoi fatale.

Edhe pse ndihma mjekësore iu dha në kohë, i riu nuk u mbijetoi dot plagëve.

Për ndarjen e parakohshme nga jeta të Marko Kaziut ka shprehur ngushëllimet edhe kryebashkiaku i qytetit Castelfiorentino.

“Komuniteti i Castelfiorentino shpreh ngushëllimet për familjen e të ndjerit”, ka shkruar ai.

Leave a Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.