Kosova

Tragjedi në Besi të Prishtinës, dyshohet se një 23 vjeçare u vra me plumb në kokë

Mbrëmë në fshatin Besi të Prishtinës ka ndërruar jetë në rrethana ende të pasqaruara një femër  23 vjeçare.

Ndërsa sot në vendin e ngjarjes kanë dalë Policia e Kosovës bashkë me ekipet tjera të Forenzikës dhe mjeko-ligjorët, për t’u marrë me rastin.

Burime nga hetuesia i kanë thënë Gazetës Express se viktima ka një plumb në kokë.

“Prokuroria e Shtetit është duke i hetuar rrethanat e vdekjes së 23 vjeçare me inicialet B.O nga fshati Besi i Komunës së Prishtinës. Viktima është gjetur e vdekur mbrëmë rreth orës  19 e 30 në oborrin e shtëpisë. Ajo është goditur me një plumb në kokë. Vrima ka qenë vetëm hyrëse dhe jo dalëse”, kanë thënë burime nga hetuesia për Gazetën Express.

Ndërkohë Gazeta Express ka biseduar me mjekun kujdestar në QKUK, i cili e ka pranuar rastin.

Ai ka konfirmuar për Express vdekjen e viktimës.

“Mund t’iu konfirmoj se rreth orës 20:00 në klinikën emergjente të QKUK’së ka ardhë një paciente pa shenja jete. Në kokë viktima kishte pasur një plumb. Ekipet kujdestare të emergjencës e kanë konfirmuar vdekjen e viktimës”, ka thënë për Express mjeku kujdestar në QKUK.

E ndërkohë Gazeta Express mëson nga burimet brenda institucioneve të drejtësisë se rasti se po hetohet në dyshimet për vrasje apo shtytje në vetëvrasje.

Gazeta Express po qëndron në vendin e ngjarjes, dhe do t’iu mbajë të informuar lidhur me ngjarjen

Leave a Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.