Kombëtare

Tragjedi në Bulqizë, shpërthen bombola e gazit

Mësohen detaje të reja nga ngjarja e rëndë që ndodhi mëngjesin e sotëm në Bulqizë.

Sipas Fax News, mjeku i zonës thotë se vdekja e nënës dhe dy fëmijëve të saj, nuk ka ndodhur nga bombola e gazit.

‘Bombola e gazit ka qenë jashtë banesës, dritaret e banesës kanë qenë të hapur. Dyshohet se personat janë helmuar nga ushqimi. Do të kryhen hetime më të thelluara për ngjarjen’, është shprehur ai.

Po ashtu burime bëjnë me dije se kryefamiljari Ylber Tola ndodhet në shtetin grek, për arsye emigrimi.

Fillimisht u raportua se vdekja e tre pjesëtarëve të familjes dhe plagosjes së vajzës tjetër kishte ardhur si pasojë e rrjedhjes së gazit në banesë, por mjeku i zonës deklaroi se dritaret e banesës kishin qenë të hapura.

Megjithatë pritet ekspertiza mjeko-ligjore për të hedhur më tepër dritë mbi ngjarjen e rëndë që i mori jetën dy fëmijëve dhe nënës së tyre.

Policia ka dhënë vetëm moshën e nënës, e cila është 40 vjeç.

Burime bëjnë me dije se vajza që ka vdekur ka qenë 17-vjeç, djali 13 vjeç, ndërkohë që vajza që ka mbetur e plagosur është vetëm 8 vjeç.

Njoftimi paraprak i policisë për ngjarjen:

Në Ostren, Bulqizë, është marrë informacion se në banesë janë gjetur pa shenja jete shtetasja R.T, rreth 40 vjeçe, dhe dy fëmijët e saj (vajza dhe djali), që dyshohet se janë helmuar nga bombola gazit.

Në gjendje të rëndë shëndetësore është dhe një pjestar tjetër i familjes ku po transportohet për në spital.

Grupi hetimor ka shkuar në vendngjarje dhe vijon hetimet për zbardhjen e ngjarjes.

Leave a Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.