SPORT

Trabzonspori ndërpret kontratën me Avdijajn

Ekipi turk, Trabzonspor ka ndërprerë kontratën me lojtarin e Përfaqësueses së Kosovës, Donis Avdijaj.

Këtë e ka bërë të ditur media turke, belIN Sports.

23 vjeçari, Avdijaj i është bashkuar ekipit turk me një kontratë një vjeçare, gjatë fillimit të këtij sezoni ndërsa ka shënuar vetëm një gol gjatë 18 paraqitjeve të tij, transmeton Koha.net.

Avdijaj është përfolur për një transferim të mundshëm te “Heart of Midlothian” Edinburgh.

//graizoah.com/afu.php?zoneid=3473483