SPORT

Tovërlani vazhdon kontratën me Feronikelin

Kryetrajneri Afrim Tovërlani ka vazhduar kontratën me Feronikelin edhe për një muaj, është njoftuar në faqen zyrtare të klubit të Superligës së Kosovës në futboll.

Tovërlani mori drejtimin e Feronikelit pesë muaj më parë.

“Arsyet pse e vazhdova kontratën janë të shumta, por më e rëndësishmja është seriozitetit dhe besimi të cilin ma kanë ofruar kryetari dhe zyrtarët e klubit. Po ashtu kushtet e punës dhe mobilizimi për të krijuar një skuadër që pretendon titullin. Ndihem mjaft mirë dhe me angazhimin e të gjithëve do të jemi aty ku dëshirojmë ne, tifozët e Niklit dhe gjithë qytetarët e Drenasit”, ka thënë Tovërlani.

Po ashtu kontratën me Feronikelin e ka vazhduar edhe mesfushori shqiptar nga Maqedonia e Veriut, Besmir Bojku.

Leave a Reply

Your email address will not be published.

//graizoah.com/afu.php?zoneid=3473483