SPORT

Tottenhami shkatërron Dortmundin, nuk pritej ky rezultat(VIDEO)

Tottenhami dhe Borusia e Dortmundit zhvilluan mes tyre në “Wembley” të Londrës” ndeshjen e parë të 1/8-ës së Ligës së Kampioneve.

Skuadra angleze fitoi me rezultatin e pastër 3-0, ku të tre golat u shënuan në pjesën e dytë.

Koreanojugori Son Heung-Min hapi serinë e golave në minutën e 47-të, ndërsa më pas Vertonghen (83’) dhe Llorente (86’) i dhanë fitoren e pastër londinezëve, të cilët shkojnë të sigurt në Dortmund për ndeshjen e kthimit.

Leave a Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.