SPORT

Tottenhami insiston për Muriqin

Tottenham Hotspuri ka rikthyer interesimin për yllin e Fenerbahçes, Vedat Muriqi.

Sipas mediave turke, klubi anglez synon transferimin e sulmuesit kosovar, që shihet si zëvendësues i Hary Kaneit, të lënduar.

Madje, krerët e klubit anglez thuhet se kanë nisur kontaktet me Fenerbahçen për të kuptuar situatën e sulmuesit, transmeton KTV.

Spursat thuhet se janë të gatshëm të ofrojnë 20 milionë euro për t’i siguruar shërbimet e Muriqit.

Sulmuesi kosovar po shkëlqen në edicionin e tij të parë te Fenerbahçe duke shënuar 12 gola dhe pesë asistime.

Leave a Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.