SPORT

Tottenhami befason Cityn në sfidën e parë çerekfinale

Tottenhami ka arritur që ta mposhtë Manchester Cityn në sfidën e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve.

Në pjesën e parë City e pati rastin ideal për të kaluar në epërsi, por Kun Aguero nuk arriti të shënojë nga penaltia në minutën e 13, transmeton Koha.net.

E në pjesën e dytë Son Heung-Min arriti të shënojë golin e vetëm në këtë takim për t’i dhënë fitoren Tottenhamit.

Për të asistoi Eriksen.

Ndeshja e kthimit luhet më 17 prill në “Etihad”, me ç’rast do të mësohet gjysmëfinalisti i Ligës së Kampionëve.

Leave a Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.