SPORT

Tottenham ofron 25 milionë euro për Vedat Muriqin

Vedat Muriqi është një nga lojtarët më të spikatur në Superligën turke, duke arritur të kontribojë me 17 gola në 24 ndeshje për skuadrën e Fenerbahces.

Performancat e tij nuk kanë kaluar pa u vënë re nga klubet e mëdha, të cilët kanë shfaqur interes për sulmuesin shtatlart. Një nga to është, Tottenham, të cilët e pëlqejnë shumë, Muriqin për shkak të grintës dhe fizikut të tij të fortë.

Dhe sipas atyre që raporton media turke “Fanatik”, klubi anglez është prezantuar me një ofertë zyrtare për futbollistin prizrenas.

“Spursat” janë gati të derdhin plot 25 milionë euro për të arritur te ylli kombëtares së Kosovës dhe ish-sulmuesi i Teutës.

Kjo shumë do të ishte e kënaqshme për Fenerbahçen, e cila është në krizë financiare.

Leave a Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.