Hi Tech

Toshiba shet njësinë e saj të kompjuterëve te Sharp

Toshiba është duke e shitur njësinë e saj personale të kompjuterëve, kompanisë Sharp.

Marrëveshja 36 milionë dollarëshe, përfshin një garanci prej 1.8 miliardë dollarë aksione që Sharp duhet t’i blejë nga bankat.

Sharp, i cili u ble nga Foxconn në 2016-ën për rreth 3.5 miliardë dollarë, do të ketë 80.1 për qind të biznesit, transmeton koha.net.

Kjo kompani ka mbyllur biznesin e saj të kompjuterëve në 2010-ën por duket se do të kthehet në tregun e PC-ve.

Në anën tjetër, për Toshiba’n është fundi në këtë fushë. Kjo kompani ka lansuar laptopin e parë të saj në 1985-ën, por më nuk do të prodhoj më.

Toshiba do të transferojë 80.1 për qind të aksioneve të saja te Sharp. Nën Foxconn, kompani e cila furnizon edhe Apple, Sharp mund të prodhojë pajisje me çmim të lirë.