SPORT
Top pesë ligat evropiane: Golashënuesit më të rinj në histori të kampionateve

Bayer Leverkuseni nuk do të harrojë për një kohë humbjen e tyre 4-2 ndaj Bayern Munichut në këtë fundjavë, mirëpo kanë një gjë që duhet të krenohen.
Anëtari i tyre Florian Wirtz vendosi rekord të ri në Bundesliga, duke u bërë golashënuesi më i ri që arrin të shënojë.
Rekordi i vendosur nga Nuri Sahin afro 15 vitesh te Borussia Dortmundi, është thyer këtë të shtunë nga gjermani që shënoi për 4-2 në minutat ë fundit të takimit.
Por, më poshtë mund të gjeni golashënuesit që mbajnë rekordin si më të rinjtë në top pesë ligat evropiane:
BUNDESLIGA: FLORIAN WIRTZ (17 vite, 34 ditë)
Data: 06/06/2020
Ndeshja: Bayer Leverkusen 2-4 Bayern Munich

LA LIGA: FABRICE OLINGA (16 vite, 98 ditë)
Data: 18/08/2012
Ndeshja: Celta Vigo 0-1 Malaga

LIGUE 1: RICHARD KRAWCZYK (16 vite, 3 muaj, 15 ditë)
Data: 08/09/1963
Ndeshja: Angers 1-2 Lens
LIGA PREMIER: JAMES VAUGHAN (16 vite, 270 ditë)
Data: 10/04/2005
Ndeshja: Everton 4-0 Crystal Palac

SERIE A: AMEDEO AMADEI (15 vite, 287 ditë)
Data: 09/05/1937
Ndeshja: Lucchese 5-1 Roma.
