Kosova

Tomor Morina është liruar nga paraburgimi

Ish-ushtari i UÇK-së, Tomor Morina, i cili u arrestua në fund të muajit të kaluar në Maqedoninë Veriore, është liruar nga paraburgimi.

Lirimin e tij e ka konfirmuar avokati i tij, Naser Raufi.

“Morina do të vijë në Kosovë me përcjellje nga Ambasada e Kosovës në Shkup”, ka thënë ai.