SPORT

‘Tokio 2020’: Francë-Slloveni dhe SHBA-Australi, gjysmëfinalet e basketbollit të meshkujve

Asnjë befasi në çerekfinalet e basketbollit të meshkujve në ‘Tokio 2020’.

Shtetet e Bashkuara të Amerikës që janë edhe ekipi favorit për medaljen e artë u kualifikuan në gjysmëfinale pasi mposhtën me rezultatin 95-81 Spanjën, për meritë edhe të Kevin Durant autor i 29 pikëve.

Në krahun tjetër shkëlqeu Ricky Rubio me 38 pikë por paraqitja fantastike e 30-vjeçarit të Cleveland Cavaliers nuk i mjaftoi La Rojas, transmeton SuperSport.

Respektoi pritshmëritë Franca që mposhti me shifrat 84-75 Italinë falë dhe 22 pikëve e nëntë kërcimeve të Rudy Gobert.

Ndërkohë që Sllovenia kaloi lehtësisht Gjermaninë 94-70 ashtu si edhe Australia që mposhti pa vështirësi Argjentinën 97-59.

Në gjysmëfinale Franca do të përballet me Slloveninë, ndërsa Shtetet e Bashkuara të Amerikës me Australinë.

(Foto: Facebook/FIBA)