Bota

Tmerrohet Vuçiç, helikopteri i tij shfaq probleme në ajër

Paraditen e sotme, duke fluturuar me helikopter, presidenti i Serbisë Aleksandër Vuçiç për pak sa nuk është përfshirë në një incident ajror.

Për shkak të motit të keq edhe mjegullës, helikopteri me të cilin ai udhëtonte presidenti serb, ndryshoi befas drejtimin e tij.

Në një postim në Instagram, Vuçiç e ka konfirmuar dhe vetë lajmin, teksa thotë se ka qenë piloti ai që ka ndryshuar në mënyrë të suksesshme drejtimin e avionit.

Në ditët e fundit kanë ndodhur një sërë aksidentesh ajrore, në një prej të cilave humbi jetën legjenda e basketbollit Kobe Bryant së bashku me të vajzën e tij.

View this post on Instagram

Na putu za Mrkonjić Grad.

A post shared by Aleksandar Vučić (@buducnostsrbijeav) on

Leave a Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.