Kombëtare

Tmerr në ishujt e Greqisë, vajzat kapin “mat” burrin që hedh ilaçe në pijen e tyre (FOTO)

Një grup vajzash irlandeze janë tmerruar nga gjesti i një burri në Zante të Greqisë.

Teksa po festonin në party vajzat kanë fotografuar burrin në fjalë teksa hidhte një pilulë në pijen e njërës prej tyre.

Gemma Reynolds, 22 vjeç, nga Dublini, postoi imazhin në Facebook së bashku me një paralajmërim për gratë e tjera që të qëndronin vigjilent gjatë një nate jashtë shkruan Albeu.com.

Gemma shkruan: “Falënderoj Zotin dhe miqtë që më lajmëruan përpara se ta pija pijen. Nuk i kuptoj këto idiot që mendojnë se mund të jetë qejf të hedhësh pilula në pijen e dikujt që po kënaqet”./albeu.com/

Leave a Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.