SPORT

Tjetër disfatë për Lakers, Jazz të pandalshëm

Në përballjen më të rëndësishme të mbrëmjes në NBA, Portland Trail Blazers fituan 106-101 përballë Los Angeles Lakers, tashmë në krizë rezultatesh, pasi në 10 takimet e fundit kanë mundur të triumfojnë vetëm në dy raste.

Në mungesë të LeBron James dhe Dennis Shroeder, kalifornianët rrëshqasin në vendin e shtatë dhe shohin më pranë zonën play-in.

Spikati në këtë përballje Damian Lillard, autor i 38 pikëve, ndërsa për Lakers nuk mjaftoi forma e mirë që shfaqi Anthony Davies me 36 pikë.

Ata që nuk dinë të humbasin janë Utah Jazz, që në sfidën e radhës iu imponuan 127-120 Denver Nuggets, duke mbajtur pas në renditjen e Perëndimit Phoenix Suns.

Diferenca u bë në periodën e katërt me Bojan Bogdanovic që dhuroi paraqitjen më të mirë në karrierë. Basketbollisti kroat realizoi plot 48 pikë, duke qenë i saktë në tetë nga 11 tentativat për tre.

Nuggets ishin të detyruar të dorëzoheshin në fund, pavarësisht 31 pikëve të Michael Porter Jr. dhe 24 pikëve, 13 asisteve dhe 9 “rebound” të Nikola Jokic.

Phoenix Suns, që u këcënojnë vendin e parë Jazz, fituan me diferencë 128-105 ndaj New York Knicks. Skuadra nga Arizona shpërtheu në pjesën e dytë me një rezultat të pjesshëm 72-43. Shënuesi më i mirë rezultoi Deandre Ayton me 26 pikë dhe 15 “rebound”.

Fitore mes vuajtjesh për Philadelphia 76ers 109-107 ndaj New Orleans Pelicans. Protagonist asbolut, si gjithmonë, Joel Embiid me 37 pikë dhe 13 “rebound”. Disfata e Pelicans erdhi edhe për shkak të dëmtimit të Zion Williamson, që rrezikon të mbyllë sezonin.

Rezultatet:

Portland Trail Blazers – Los Angeles Lakers 106-101

Utah Jazz – Denver Nuggets 127-120

Phoenix Suns – New York Knicks 128-105

Philadelphia 76ers – New Orleans Pelicans 109-107

Chicago Bulls – Boston Celtics 121-99

Miami Heat – Minnesota Timberwolves 121-112

Charlotte Hornets – Orlando Magic 122-112

Milwaukee Bucks – Houston Rockets 141-133

Dallas Mavericks – Cleveland Cavaliers 110-90

Sacramento Kings – San Antonio Spurs 104-113