Kombëtare

Tiranë: Vazhdon vlerësimi i dëmeve të tërmetit të nëntorit

Qeveria shqiptare publikoi sot platformën e aplikimeve online për programet e rindërtimit pas tërmetit të 26 nëntorit.

Pjesëtarët e qeverisë dhanë një mori detajesh mbi funksionimin e kësaj platforme, ndërsa kryeministri Edi Rama tha se qeveria do t’u qëndrojë pranë çdo familjeje që ka humbur gjithë investimin e një jete në pak se një minutë të tërmetit.

Zoti Rama tha se dëmet tërësore nga tërmeti janë mbi 1 miliardë dollarë, ndërsa studimi i plotë do të publikohet pas një jave.

Ai tha se familjet e prekura nga tërmeti do të dëmshpërblehen në bazë të shkallë së dëmtimit të banesave, nivele që janë konsultuar me ekspertë ndërkombëtarë.

Por sot dy muaj pas tërmetit të 26 nëntorit me 51 shtetas të humbur dhe afor një mijë të plagosur, 14 mijë të pastrehë, opozita deklaroi se qeveria Rama ka dështuar në zgjidhjen e krizës që solli tërmeti.

Kryetari i PD-së Lulzim Basha, shënoi në FB se qeveria ende nuk ka nxjerrë një faturë reale të dëmeve nga tërmeti, ende nuk ka një vlerësim përfundimtar të objekteve të pabanueshme dhe të dëmtuara, ka ende mijëra familje që kalojnë ditët e ftohta nëpër çadra, pa asnjë ndihmë nga shteti dhe sorollaten nëpër zyra të administratës për të marrë shumat e premtuara të qerasë.

Zoti Basha tha se mijëra qytetarë ende jetojnë në banesat e dëmtuara, duke rrezikuar jetën dhe shëndetit të tyre dhe të fëmijëve, sepse nuk kanë se ku të strehohen tjetër. Ai tha se shumë biznese po mbyllen nga tërmeti në Durrës e në qytete të tjera e qindra qytetarë po mbeten pa punë.

Bashkimi Europian më 17 shkurt do të organizojë në Bruksel një konferencë ndërkombëtare donatorësh në mbështetje të rindërtimit, që po bën Shqipëria pas tërmetit që e goditi më 26 nëntor. U angazhuan të marrin pjesë vendet anëtare të BE-së, partnerë të Ballkanit perëndimor dhe vende të tjera, organizata dhe institucione financiare ndërkombëtare, si Kombet e Bashkuara dhe Banka Botërore.

Shfaq më shumë
Back to top button
escort mersin - izmir escort