Kosova

Time Kadriaj/ Të gjithë deputetët e AAK-së do ta votojnë Qeverinë Hoti

Deputetja e Kuvendit të Kosovës nga radhët e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Time Kadriaj para fillimit të seancës për votimin e Qeverisë Hoti ka thënë se LDK-ja ka më shumë se 63 vota. 

“Të gjithë deputetët e AAK-së janë shprehur se do ta votojnë këtë Qeveri”, tha Kadriaj.

“Besoj që qëndrimi i Aleancës është i ditur do të votojnë të gjithë deputetët e kësaj partie, qeveria i ka votat, janë më shumë se 62, apo 63 deputetë që do ta votojnë qeverinë Hoti”, deklaroi ajo.

Më tej, ajo rreth Listës serbe tha “Është kategori kushtetuese edhe Lista Serbe dhe asnjëherë asnjë qeveri nuk është formuar pa Listën Serbe, të gjithë jemi deputet pavarësisht orientimeve politike dhe regjionale…. Nuk e besoj nuk do të varet të gjithë janë deklaruar unanimisht që do ta votojnë dhe sot do ta shihni rezultatin”.