Show Biz

Tifozja seksi qe hyri në fushë po vjen në Kosovë

Kinsey Wolanski, me vrapin e saj në finalen e madhe të Champions League, bëri xhiron e botës në vetëm pak minuta.

Vrapi i saj me rroba banjo, ishte ndoshta aksioni më i bukur i ndeshjes finale. I gjithë synimi ishte që, bukuroshja ruse të promovonte “Vitaly Uncensured”, një faqe në internet që ka përmbajtje erotike.

E ndërkohë që mori vëmendjen e të gjithë botës, Kinsey do të vijë shumë shpejt në Kosovë.

Mediat kosovare bëjnë të ditur se modelja pas tri ditësh do jetë në Kosovë së bashku me të dashurin e saj. Kinsey do jetë e ftuar speciale në një event ku do prezantohen vetura luksoze

Modelja seksi u gjobit nga UEFA me 15 mijë euro. 5 mijë euro ishin për shkeljen e rregullores, duke zbritur në fushë, ndërsa 10 mijë për reklamimin e biznesit të të dashurit, i cili po ashtu hyri në fushë në botërorin e vitit 2014.

Leave a Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.