SPORT

Tifozi që u kap gjatë ndeshjes duke e tradhtuar gruan: Do ta mbroj krenarinë dhe nderin tim burrëror

Një tifoz i futbollit, i cili u bë viral në rrjete sociale pasi u kap nga kamerat televizive duke e puthur një vajzë, e ka pranuar se ai ishte duke e tradhtuar partneren e tij.

Videoja e publikuar online e tregon tifozin në një ndeshje mes Barcelona SC dhe Delfin në Ekuador, përderisa ia vendosi krahun mbi shpatulla dhe e puthi një vajzë, para se të largohej menjëherë kur e kuptoi se e kishin kapur kamerat.

Reagimi i tij dhe i vajzës me të cilën ishte puthur kishte bërë që në rrjete sociale të spekulohej se dyshja ishte kapur duke e tradhtuar dikë atë natë.

Më vonë, Deyvi Andrade i konfirmoi këto fjalë në rrjetet sociale, duke e konfirmuar se e kishte tradhtuar partneren.

“Nëse do të ishte një grua në vendin tim, çfarë do të bënit? Shumë video janë përhapur ku vajzat shihen duke u treguar të pabesa, por askush s’është tallur me to ashtu siç po tallen me mua”, ka thënë Andrade.

“Unë do ta mbroj nderin dhe krenarinë time burrërore deri në fund. Ne të gjithë dështojmë dhe të gjithë pendohemi. Faleminderit juve që më keni ftuar në Kishë dhe nëse shkoj, do ta bëj këtë për ta shëruar familjen time”.

“Askush nuk do ta dëmtojë imazhin tim. Zoti është i madh dhe i fuqishëm dhe këto gratë që po më kritikojnë mua… edhe unë e di se kam tradhtuar, por ato vazhdojnë të komentojnë”.

Postimi i tij vazhdon me të duke e ndërruar qasjen dhe duke i kërkuar falje partneres së tij.

“Unë dua të kthehem t’i jetoj ato momente përkrah teje. Më vjen shumë keq dhe kjo është arsyeja pse kam dalur publikisht t’i komentoj këto gjepura, në mënyrë që të të kërkoj falje. Jam shumë i hutuar, por dua të kthehem te ti”.