Tifozi lakuriq, por me mjekër e flokë të gjata ndërprenë ndeshjen Granada – Manchester United për disa momente

Pas vetëm pesë minutave kur kishte filluar ndeshja Granada – Manchester United me dyer të mbyllura, një njeri u fut në fushë me vrap dhe atë lakuriqë në ndeshjen e vlefshme për Ligën e Evropës.
‘Pushtues i fushës’ në një farë mënyre kishte arritur të shmang sigurinë dhe u fut në fushë në ndeshjen e së enjtes.
Burri që u ut në fushë ishte lakuriqë, por kishte flokë dhe mjekër të madhe, duke krijuar një moment të çuditshëm në fushë.
Policia u shfaq për të ndaluar burrin para se të rifillonte ndeshja sërish.
Rrjetet sociale janë ndezur me këtë veprim, ku nuk mungojnë fotot, videot dhe komentet e bukura.
Pjesa e parë është mbyllur me rezultat 1-0 në të mirë të Manchester United. /Telegrafi/
add a comment