
Asgjë nuk po shkon mirë për Leo Messin.
Ai po kalon nëpër një periudhë të vështirë, ashtu si klubi i tij, Barcelona.
Në stërvitjen e fundit para ndeshjes në Champions League, ku Messi do të mungojë sipas Ronaldo Koeman “për të pushuar”, kamerat e El Chiringuito kanë kapur atë duke u larguar nga qendra stërvitore.
Një fans, dëgjohet duke i bërtitur “zgjohu”, dhe Leo reagon pas pak sekondave, kthehet dhe shikon se kush iu drejtua në atë mënyrë.
🚨🚨🚨 MESSI, INCREPADO tras el entrenamiento: "ESPABILA".
— El Chiringuito TV (@elchiringuitotv) November 23, 2020
👇 Ojo a su reacción. #JUGONES pic.twitter.com/8F03btxNRt
Ai ka shënuar vetëm tre gola në tetë paraqitje në La Liga, gjashtë në total në 11 paraqitje në të gjitha garat. /Gazeta Express/
add a comment