SPORT

Tifozët skocezë pushtojnë Londrën

Mijëra tifozë skocezë kanë hyrë në Londër para ndeshjes mes Anglisë dhe Skocisë. Shumica prej tyre as nuk kanë biletë për të hyrë në stadium por kanë zbritur me kiltet e tyre prej tartani dhe po argëtohen në mes të Londrës, transmeton Gazeta Metro.

Policia Metropolitane e Londrës ka pranuar humbjen pasi që mijëra tifozë kanë pushtuar perëndimin e kryeqytetit britanik dhe po i lajnë me birrë tifozët rivalë anglezë me birrë.

Policia dhe kryetari i qytetit Sadiq Khan vazhdimisht ju ka kërkuar që të përmbahen nga shfrenimi dhe ka dërguar njësite në atë pjesë por kot. Tifozët po mbajnë ahengje mes rrugës dhe kanë përfshirë edhe policët duke u fotografuar me ta.

Madje dje i lagën me birrë edhe policët londinez që qeshnin me ta nuk mundoheshin fare t’i shpërndanin.

Situata ka nxitur megjithatë disa kontroversa pasi kryeministrja skoceze Nicola Sturgeon i lejoi tifozët të udhëtonin për në Londër derisa i kishte ndaluar më parë për shkak të pandemisë.