SPORT

Tifozët ,me dedikimin prekës për Kobe Bryant

Clippers luajtën kundër Sacramento Kings të enjten në ndeshjen e parë në Staples Center që nga vdekja e Kobe Bryant në një aksident helikopteri të dielën, bashkë me vajzën e tij 13-vjeçare Gianna dhe shtatë persona të tjerë.

Lojtarët e Clippers i bënë ngrohjet para ndeshjes me “KB24” të shkruar në fanellë dhe e vendosën një dritë mbi fanellat e Kobe Bryant me numër 8 dhe 24, të cilat zakonisht mbulohen kur Clippers luan si vendas, transmeton Gazeta Express.

Para ndeshjes, Clippers e lëshuan një video, në të cilën dëgjohej duke folur Paul Geroge.

“Qyteti ynë po vuan. Para katër ditëve, nëntë jetë u humbën, duke e lënë një vrimë boshe në zemrën e Los Angeles. Ne jemi grumbulluar sonte në shtëpinë që e ndërtoi Kobe Bryant për ta nderuar atë dhe të tjerët. Kobe ishte sinonim i Kalifornisë së Jugut, po aq sa është dielli. Ai e preku çdo centimetër të këtij qyteti”, thuhet në video.

“Ai arriti në LA si talent i jashtëzakonshëm dhe u rrit në një fenomen, u pensionua si ikonë ndërkombëtare dhe institucion lokal. Mesazhet e vazhdueshme gjatë 96 orëve të fundit janë dëshmi e ndikimit të tij afatgjatë”.

“Se a luajti ai për skuadrën tënde apo kundër teje, talenti i tij ishte i pagabueshëm. Dinamika, përkushtimit dhe motivimi i tij. Ai i fitoi pesë kampionate me Lakers dhe vetëm pak pasi e bëri gjuajtjen e tij klasike për herë të fundit, ai e fitoi një çmim Oscar”.

“Ai ishte një rrëfyes, një mësues dhe, mbi të gjitha, një baba. Vajza e tij 13-vjeçare Gianna ishte një yll i basketbollit gjithashtu. Bashkohuni në nderimin tonë për Koben, Gigin dhe të gjitha viktimat e tjera, për të cilët po mbahet zi në Kaliforninë e Jugut dhe kudo në glob”.

George pastaj vazhdoi duke i emëruar shtatë viktimat e tjera. Geroge dhe Kawhi Leonard u rritën në Los Angeles dhe të dy kishin qenë pjesë e kampit të Bryant në Mamba Sports Academy në gusht, ku mund të shkojë vetëm nëse ftoheshe. Lous Williams kishte luajtur gjithashtu përkrah Bryant në sezonin 2015/16 dhe trajneri Doc Rivers kishte marrë pjesë në dy finale kundër Bryant, sa ishte trajner i Boston Celtics.

//graizoah.com/afu.php?zoneid=3473483