Thuhet se Kuvendi duhet të shtojë dinamikën e mbikëqyrjes së zbatimit të ligjeve në Kosovë

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca, takoi kryetarët e komisioneve parlamentare, për të diskutuar për mbikëqyrjen e zbatimit të ligjeve.

Në njoftimin e Kuvendit thuhet se pjesë e këtij takimi ishin edhe përfaqësuesit e NDI-it, e cila së bashku me USAID-in e ka mbështetur Kuvendin në hartimin e doracakut për procesin e mbikëqyrjes së zbatimit të ligjeve nga Kuvendi i Republikës së Kosovës.

Konjufca tha se përveç miratimit të ligjeve edhe mbikëqyrja e zbatimit të tyre është shumë e rëndësishme për shoqërinë dhe shtetin e Kosovës.

Përfaqësuesi i NDI-së, Valon Kurhasani, tha se mbikëqyrja e zbatimit të ligjeve është sfidë jo vetëm për Kuvendin, por edhe për kuvendet e shteteve të tjera.

Gjatë diskutimit, kryetarët e komisioneve parlamentare folën për përvojat dhe sfidat e procesit të mbikëqyrjes së zbatimit të ligjeve në Kosovë.

Doracaku i hartuar me mbështetjen USAID-it dhe NDI-së, u vlerësua lartë edhe nga kryetarët e komisioneve parlamentare.

Ishte konkluzion i përbashkët që Kuvendi duhet të shtojë dinamikën e mbikëqyrjes së zbatimit të ligjeve në Kosovë. 

Go to TOP