SPORT

Thorpe: Sportistët s’duhet ta rrezikojnë shëndetin për Lojërat Olimpike

Njëri nga notuesit më të mirë të botës, ish-rekordmeni olimpik, Ian Thorpe, ka paralajmëruar sportistët që të vendosin shëndetin para ëndrrës olimpike, pasi koronavirusi është duke u përhapur me shpejtësi të madhe në tërë botën.

Australiani Thorpe që ka fituar 5 medalje olimpike, duke folur për Reutersin ka thënë është brengosur për sportistët të cilët në kërkim të lavdisë mund të zgjedhin të garojnë në Olimpiadën e Tokyos, edhe nëse organizatorët do ta mbajnë atë, pavarësisht rrezikut të madh nga virusi fatal, transmeton KTV.

Të mërkurën, anëtari i Komitetit Olimpik Ndërkombëtar Dick Pound tha se organizatorët e Olimpiadës së Tokyos janë gati të anulojmë Lojërat Olimpike, nëse koronavirusi zhvillohet në një pandemi të rëndë.

“Vendimi nëse duhet të marrin pjesë apo jo, u takon vetë sportistëve, por gjithsesi se ata duhet ta kenë primar shëndetin e tyre. Ky virus duhet marrë seriozisht, pasi është dy herë e gjysmë më infektues se një grip i zakonshëm”, ka thënë Thorpe duke i paralajmëruar sportistët që të mendojnë mirë për pjesëmarrjen, nëse virusi merr përmasa të mëdha të përhapjes.

Lini një Përgjigje

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.