SPORT

Thomas Strakosha vjen me statistikën e jashtëzakonshme. I treti në Europë për…

Thomas Strakosha po kalon një periudhë të artë në karrierën e tij.

Gardiani 25-vjeçar, është pjesë e Lacios, prej 4 sezonesh, duke u shndërruar në një prej portierëve më të mirë të momentit në Serinë A dhe jo vetëm.

E përditshmja italiane, “Gazzetta Dello Sport” i ka kushtuar një speciale portierit shqiptar, duke e cilësuar atë si një ndër më të mirët e momentit, për sa i përket përqindjes së pritjeve të gjuajtjeve në portë.

Thomas Strakosha ka arritur të presë 77.88% të gjuajtjeve në portë, duke u renditur i treti në Europë, për sa i përket kësaj statistike.

Vendi i parë mbahet nga Alisson Becker i Liverpoolit, i cili ka arritur të 80.36% të gjuajtje drejt portës, ndërkohë që në vend të dytë qëndron portieri serb i Reimsit, Predgard Rajkoviç, që ka neutralizuar, 79.07% të gjuajtjes.

Strakosha ka një kontratë me Lazion të vlefshme deri në vitin 2022.

Leave a Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.