Kronika e zezë

Një person theret me thikë në Prishtinë, dërgohet në QKUK

Një person është therur me thikë sonte në kryeqytetin e Kosovës, Prishtinë.

Ngjarja ka ndodhur në rrugën “Dëshmorët e Kombit” rreth orës 18:00 gjersa i plagosuri është dërguar për trajtim në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK).

“Rreth orës 18:00 kemi pranuar informatën për një person, i cili ka marrë lëndime nga një mjet i mprehtë. Ngjarja ka ndodhur në rrugën “Dëshmorët e Kombit” në Prishtinë. Një nga personat e përfshirë në këtë rast, ( i lënduari) është dërguar në QKUK për trajtimin e nevojshëm mjekësor”, ka pohuar zëdhënësja e policisë, Flora Ahmeti.

Ajo shtoi se policia tashmë ka nisur hetimet lidhur me rastin dhe se në ditët në vijim do të zbardhen detaje të reja.