Shpallje & Publikime

Thirrje për mbështetje projekteve të OJQ-ve PZHRB

kosovo logo 150x150 1 e1604661172151

Ministria e Zhvillimit Rajonal 

PËRSHKRIMI

THIRRJE PUBLIKE PËR MBËSHTETJE FINANCIARE TË PROJEKTEVE/PROGRAMEVE TË OJQ-VE NË AVANCIMIN E ZHVILLIMIT SOCIO-EKONOMIK RAJONAL TË BALANCUAR

Qëllimi i thirrjes publike

Kjo thirrje publike për projekt-propozimet e organizatave të shoqërisë civile ka për qëllim avancimin e zhvillimit socio–ekonomik rajonal të balancuar. Ministria e Zhvillimit  Rajonal (MZHR) u bënë thirrje të gjitha organizatave të shoqërisë civile të regjistruara në Republikën e Kosovës, programi i punës i të cilave është i fokusuar në fushën e zhvillimit të aktiviteteve që kanë të bëjnë me zhvillimin socio – ekonomik rajonal të balancuar, që të aplikojnë me projekte për mbështetje financiare me qëllim të përmbushjes së objektivave të mandatit të MZHR-së.

Objektivat e projekteve

Organizatat e shoqërisë civile në përputhje me këtë thirrje publike mund të aplikojnë me projektet e tyre në fushat prioritare, si vijon:

Promovimi i Zhvillimit Socio – Ekonomik Rajonal të Balancuar:

  • Promovimi i politikave të fushës së zhvillimit socio-ekonomik rajonal të balancuar;
  • Zhvillimi i kapaciteteve lokale/rajonale për krijimin e ambientit më të favorshëm për biznes në fushën prodhuese dhe zëvendësimin e importit;
  • Aktivitete për ngritjen e kapaciteteve dhe promovimin e zhvillimit socio – ekonomik rajonal;
  • Identifikimi i kritereve për klasifikimin dhe promovimin e brendeve rajonale;
  • Avansimi i dialogut ndërmjet MZHR-së, Institucioneve lokale, bizneseve dhe shoqërisë civile.

Nxitja e rrjetëzimeve me qellim të zhvillimit socio – ekonomik rajonal:

  • Promovimi i formave të bashkëpunimit në kontekst të zhvillimit socio-ekonomik rajonal;
  • Nxitja e bashkëpunimit në mes komunës dhe shoqatave të bizneseve, investitorëve dhe ndërmarrësve për zhvillim të qëndrueshëm socio – ekonomik rajonal të balancuar;

Nxitja dhe vetëdijesimi i të rinjve dhe grave në fushën e zhvillimit socio-ekonomik:

  • Identifikimi i fushave potenciale për zhvillim socio-ekonomik dhe promovimi tek të rinjtë dhe gratë;
  • Ngritja e kapaciteteve për të rinjtë dhe gratë lidhur me hartimin e projekteve dhe realizimin e procedurave për aplikim në fonde vendore dhe ndërkombëtare.

Organizatat mund të aplikojnë me projekt propozim për të arritur vetëm për një prej këtyre tri objektivave dhe brenda objektives mund të zgjedhin një apo më shumë nën-objektiva. Organizatat mund të aplikojnë me jo më shumë se 1 projekt në kuadër të kësaj thirrje.

Financimi

Vlera totale e planifikuar e thirrjes është rreth 100,000.00 €. Shuma minimale dhe maksimale e përkrahjes për çdo objektiv është si në tabelën në vijim. Numri i përafërt i kontratave të cilat do të mund të financohen është ndwrmjet 20-30 projekte.

Objektivat | Shuma minimale | Shuma maksimale

2.1 Promovimi i Zhvillimit Socio – Ekonomik Rajonal të Balancuar: | €3000 | €7,500

2.2 Nxitja e rrjetëzimeve me qellim të zhvillimit socio – ekonomik rajonal: | €2000 | €5000

Kalendari indikativ i realizimit të thirrjes

11.02.202 – Hapja e thirrjes

18.02.2021 – Afati për dorëzimin e pyetjeve në lidhje me thirrjen

22.02.2021 – Publikimi i përgjigjeve në uebfaqen e MZHR

03.03.2021 – Afati për dorëzimin e projekt propozimeve në MZHR

10.03.2021 – Vlerësimi i kritereve procedurale dhe njoftimi i palëve

18.03.2021 – Publikimi i rezultateve paraprake, njoftimi i aplikantëve

25.03.2021 – Afati për dorëzimin e ankesave

30.03.2021 – Vendimi i Komisionit të Ankesave

02.04.2021 – Nënshkrimi i kontratave

(02.04.2021 – 02.10.2021) – Periudha e zbatimit

02.10.2021 – Dorëzimi i raportit përfundimtar pas përfundimit të projektit

Lista e plotë të dokumenteve të nevojshme

Aplikimi do të konsiderohet i plotë nëse përmban të gjitha format e aplikimit dhe anekset e detyrueshme siç kërkohet në thirrjen publike dhe dokumentacionin e thirrjes si në vijim:

  1. Formulari i Projekt-propozimit
  2. Formulari i Propozim buxhetit
  3. Formulari i Deklaratës së Partneritetit (nëse është e aplikueshme)
  4. Kopja e certifikatës së regjistrimit të OJQ-së;
  5. Kopja e certifikatës së numrit fiskal;
  6. Forma e Deklaratës të mungesës së financimit të dyfishtë;
  7. Forma e deklarimit të projekteve apo programeve të OJQ-ve të financuara nga burimet publike të financimit;
  8. Deklarata e dorëzimit të pasqyrave financiare vjetore;
  9. Certifikatë nga Administrata Tatimore e Kosovës që vërteton se organizata nuk ka borxh, dhe në rast se ka borxh publik, duhet të paguhen para nënshkrimit të kontratës. Certifikata duhet të jetë lëshuar brenda periudhës që nga data e hapjes së thirrjes publike.
  10. Para nënshkrimit të kontratës, OJQ duhet të paraqesë prova se personi përgjegjës në OJQ dhe menaxheri i projektit nuk janë nën hetime për vepra penale, si dhe prova se OJQ-ja ka zgjidhur çdo çështje të hapur rreth pagesës së kontributeve dhe tatimeve të papaguara, nëse është e aplikueshme.
  11. Organizatat që aplikojnë për objektivin 2.1 të kësaj thirrje “Promovimi i Zhvillimit Socio – Ekonomik Rajonal të Balancuar “, duhet të kenë qenë të regjistruara për së paku 1 vit para datës së publikimit të kësaj thirrje publike dhe duhet të kenë referenca për dy projekte të ngjajshme (shih kriteret e veqanta).

Propozimet do të dorëzohen vetëm në formularët e paraparë, të cilat së bashku me Udhëzimet për Aplikantët, janë në dispozicion në faqen e internetit të ofruesit të mbështetjes financiare.

Dorëzimi i aplikacioneve

Dorëzimi i aplikacioneve bëhet në zarf të mbyllur, ku brenda zarfit vendoset një kopje e printuar e të gjithë dokumentacionit origjinal të kërkuar, si dhe një kopje elektronike në CD.

Dokumentet e kompletuara mund të dorëzohen fizikisht në adresën e mëposhtme:

Ministria e Zhvillimit Rajonal
Perandori Justinian nr. 116 (Lagja Pejton)
Prishtinë, Kosovë, 10000
Kontakt: tel: +383(038) 200 64 520;
e-mail: [email protected]

Do të konsiderohen për mbështetje financiare vetëm projektet që janë pranuar brenda afatit të paraparë me këtë thirrje publike, dhe të cilat i përmbushin plotësisht kushtet e përcaktuara të thirrjes publike.

Kontakt

Të gjitha çështjet që lidhen me thirrjen publike mund të sqarohen vetëm në mënyrë elektronike, duke dërguar e-mail në adresën: e-mail: [email protected], jo më vonë se  18.02.2021.

Udhëzimet për aplikantët

Së bashku me këtë thirrje publike janë publikuar edhe Udhëzimet për Aplikantët për informata më të hollësishme në lidhje me thirrjen publike.

⇒ Shpallja e plotë.